Mbrëmjen e djeshme ka nisur edhe edicioni i dytë i emisionit "Në kurthin e Piter Panit" në TV Klan.

Këtë vit, pjesë e panelit të fëmijëve që do mbërthejnë me pyetje të ftuarit e Alketa Vejsiut, është bërë edhe vajza e Valbona Selimllarit.

Prej kohësh ish-missi ka vendosur ta mbajë private jetën publike, por mesa duket Vivien, vajza e Valbonës kërkon të prekë skenën dhe mamit i duhet të mësohet me këtë fakt.

Vivien mbrëmjen e parë të emisionit ishte veshur me një fustan të kuq ndërsa ishte ndër fëmijët e parë që i drejtoi një pyetje Jozefina Topallit.