Peter Fonda, aktori dhe regjisori i njohur ndërkombëtar i cili mori famë nga roli në filmin"Easy Rider", ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

Mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë kanceri në mushkëri. Fonda ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij Alan Somers.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”– shkruhet në njoftim.