Stafi organizator i çmimeve Grammy ka ndaluar nuditetin e tepruar gjatë ceremonisë së ardhshme të ndarjes së çmimeve. Ndalimi i pazakontë deri më tani është bërë përmes një email ku i kërkohet të gjithë pjesëmarrësve që të sigurojnë mirë pjesët intime.

Në email specifikohet një listë e gjatë rregullash që duhet të ndiqen gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy, e parashikuar të mbahet në datë 10 shkurt.

Mesa duket nuditeti i tepruar vitet e kaluara, i ka shtyrë organizatorët të vendosin rregulla të ashpra për të penguar femrat e spektaklit të ekspozojnë gjoksin apo pjesët intime gjatë ceremonisë në fjalë.