8 qershor 2015 – Një grek 63-vjeçar pasi nuk arriti të kryente marrëdhënie seksuale me një shqiptare 34-vjeçare, vendosi ta denonconte për vjedhje.

Megjithëse shkoi i pari në polici, për të akuzuar 34-vjeçaren për vjedhjen e 100 eurove, Georgios Karakatsianis u arrestua nga Policia e Korçës për tentativë përdhunimi ndaj të resë shqiptare.

Fillimisht policia nisi procedimin penal ndaj 34-vjeçares me iniciale N.H., banuese në Vidohovë të Devollit. Por, nga kontrolli i ushtruar në banesën e saj nuk u gjetën prova, madje gjatë deklarimit të dëshmitarëve si dhe provave të mbledhura në vendngjarje, ka rezultuar se greku Karakatsianis, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 34-vjeçaren.

Pas kësaj, policia arrestoi 63-vjeçarin Karakatsianis, banues në Kostur të Greqisë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, mbetur në tentativë”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/