Grupi i parë me 121 qytetarët afganë që mbërritën në Rinas në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë arritur në godinat e hoteleve në bregdetin e Durrësit ku edhe do të akomodohen.

Burime për “Durrëslajm” bëjnë me dije se një grup prej 60 personash do të akomodohen te “Vila Beldevere” ndërsa pjesa tjetër te “Prestige Hotel” në Durrës.

Transporti i tyre është bërë në masa të larta sigurie, ndërkohë afganët trajtohen nga një staf mjekësh gjermanë.

Mësohet se ata nuk do të kenë kontakt me persona të tjerë dhe do të qëndrojnë brenda fashës së perimetrit që është vendosur nga policia, ku për secilin dhomë është vendosur nga një përkthyes.