Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet partnere si Antimafian italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit me tatim taksat. Sipas një komunikate të shkurtër dhënë nga SPAK, bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milion euro në vit ose një total prej 13.5 milion euro në 12 vite përmes mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive, hetuar nga Antimafia e Firences.

SPAK dhe Antimafia kanë regjistruar procedim penal dhe po kryhen verifikime në mgarkim të shtetasve Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj.

Eulent Kamami qëndronte në krye të grupit ndërasa Albiona Ziaj, mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, i tha SPAK shkurtimisht në platformën “X”.

Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi, janë krime përmes blerjeve ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorantesh në qendër të Firences, dy hoteleve, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre, Aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme. Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan.

Paratë e pista sipas Antimafias përveç rasteve të investuara bizneset që janë radhitur më poshtë, janë riinvestuar nga të dyshuarit në mallra luksi. Kontrollet u kryen edhe me përdorimin e qenve, njësitë e qenve cash në Bolonja, Rimini dhe Firence. Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve:

Osteria del Proconsolo,
Il Cavallino,
Gustavino Enoteca Ristorante,
Braceria dei Tre Amici,
Ponte Vecchio,
Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria,
Bisteccheria Santa Croce,
Trattoria de Pitti, Orcagna,
Hosteria Antico Bottaio,
Sasso di Dante,
Santa Maria Novella,
Casa del Vin Santo,
Osteria da Caterina,
Locanda Fiorentina,
Trattoria Giovanni,
Lo Spuntino di Pesce,
Museo della Bistecca,
Osteria San Fiorenzo,
Borgo Saccardi,
Tre Pepi,
Osteria Le Pietre Bisteccheria,
La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro),
Cimatori 30 Osteria,
Il Caminetto, Palapa,
l’hotel Ferdinando II De’ Medici,
il bed & breakfast Black 5 Florence