Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e ndjeshme e çmimit për familjes që konsumojnë mbi 800 KW e ka tronditur avokaten durrsake Luljeta Petani, aq sa e ka lënë pa gjumë.

“Kush kalon 800 kw energji elektrike ne konsum familjar, pjesen shtese do ta paguaj me 42 leke ...”,me shkalloi!”,- shkruan ajo në një status në rrjete sociale.

Avokatja, tashmë në pension, thotë se pasi ka kaluar nëpër mendje të gjitha mënyrat alternative për t’u ngrohur gjatë dimrit së bashku me bashkëshortin e saj del në konkluzionin se hall i madh i ka zënë për dimrin që kemi para.

“Kondicioneret joooo,sobe elektrike,jooooo,sobe druri joooo sepse nuk mundemi.

Pallati yne nuk ka oxhak..

Une e mencmja i thashe,po mire perdorim batanijet elektrike,se ndryshe nuk ka zgjidhje!

Ne nuk mund te rrime pa ngrohje!

Po mire moj

zonje me tha ,prizen e batanijes nuk do ta vesh ne rryme!!??

Pastaj pse vetem shtrire do rrime ne sikur jemi invalid….??

Hall i madh!”,- e mbyll ajo postimin e saj.

Postimi i plotë:

Nuk me ze gjumi!

Vendimi i sotem i ÈRE-s, se

“Kush kalon 800 kë energji elektrike ne konsum familjar,pjesen shtese do ta paguaj me 42 leke kë …”,me shkalloi!

Ky detyrim urdherues do te filloj qe ne muajin Tetor!

Kemi gjithe diten me Nestin,sa duke u zene(😝) ,e sa duke bere lloj lloj planesh se me cfar do ngrohemi kete dimer!!

Kondicioneret joooo,sobe elektrike,jooooo,sobe druri joooo sepse nuk mundemi.

Pallati yne nuk ka oxhak..

Une e mencmja i thashe,po mire perdorim batanijet elektrike,se ndryshe nuk ka zgjidhje!

Ne nuk mund te rrime pa ngrohje !

Po mire moj

zonje me tha ,prizen e batanijes nuk do ta vesh ne rryme!!??

Pastaj pse vetem shtrire do rrime ne sikur jemi invalid….??

Hall i madh!