Automjetet e braktisura dhe që për një kohë të gjatë kanë zënë hapësirat publike janë kthyer në një pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe makinave në Durrës.

Një pjesë e këtyre makinave janë private, por nuk mungojnë as ato me logo të institucioneve siç janë ato të Drejtorisë së Tatimeve, të cilët pasi janë pajisur me automjete të reja, këto të vjetrat i kanë lënë mënjanë.

Ndërkohë hapësira që zënë këto automjete, mund të përdoreshin nga qytetarët si vendparkim. Siç vihet re dhe në videon e mëposhtëme makinat e amortizuara shndërrohen gjithashtu edhe si pikë vendgrumbullimi për mbeturinat.

Ndërkohë institucionet përgjegjëse deri tani nuk kanë marrë masa për largimin e tyre nga rruga.