Kryeministri Edi Rama ishte sot në Burrel për takimin e radhës elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Rama gjatë fjalës së tij bëri batuta edhe me një prej të rinjve që ishte pjesëmarrës në takimin elektoral.

Ai po fliste në telefon dhe Rama “u kap” me të duke i thënë se kishte hipur te pema për të folur pasi poshtë nuk i kapte valë telefoni.

Më tej Rama ironizoi komentuesit e sondazheve, që sipas tij nuk kanë idenë se ç’ndodh në Shqipëri.

Rama: Nuk e di pse janë mërzitur burrat në Dibër. Kush mërzitet vjen me ne dhe nuk është më ashtu? Hë mo mbarove atë telefon ti? Kishe hipur në pemë për të folur në telefon. Nuk i kapte vala poshtë dhe hypi në pemë.

Më lanë pa fjalë ata që ishin aty, kur dilnin të dhënat e anketimit, shumica mendoj se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur, hutoheshin dhe bëheshin keq. Edhe filluan ta shpjegonin. Hynë në një garë që se besoja. Njëri thoshte, sondazhist është serioz dhe është e vërtetë, kështuqë populli është i sëmurë.

Tjetri thoshte populli është i blerë. Tjetri, tregon se ka hyrë frikë në palcë. Askush nuk i shkoi mendja mos ndoshta populli ka të drejtë. Rrinë përnatë në berberhane televizive dhe qethin dynjanë dhe nuk kanë idenë se ç’ndodh. Këtu në këtë zonë uji është bërë 24 orë. Mirëpo ata përsërisin, ujë ska, ska bukë bla bla bla. Shumë e vështirë të marrësh vesh ç’ndodh jashtë gjërave që ke rreth e rrotull se nuk ti tregon kush. Është mirë ti ndajmë disa të dhëna së bashku.