Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale foto të momentit të nënshkrimit të marrëveshjes, sipas të cilës, akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.

Përbri fotove, Rama shkruan se, sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara.

Kryebashkiakja Emiriana Sako nga ana tjetër falenderoi kryeministrin, “që e kërkoi me këmbëngulje arritjen e këtij objektivi që dukej si një ëndërr dhe stafin e tij me të cilin punuam ngushtësisht për arritjen e marrëveshjes“.

Kryeministri Rama në Facebook:

Yeessss… Akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.

Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguain, Japoninë, Indinë dhe Kinën.