DURRËS, 1 mars 2015 –  Parashikimi i muajit mars

Dashi

Ky muaj do jetë i mbushur me entuziazëm për te gjithë ju që jeni ne një lidhje. Në punë do ju realizohen të gjitha projektet. Për ata që janë në një lidhje, pjesa më e madhe e kohës do jetë e qetë dhe pa të papritura.  Herë pas here, pasioni do jetë i zjarrtë dhe emocionet me te forta.  Edhe për beqarët do ketë periudha te favorshme. Shoqërohuni për disa kohë me pretendentët, përpara se te merrni vendime. Gjendja shëndetësore jo gjithmonë do jetë e mirë. Mund te prekeni nga ndonjë virus dhe do ndiheni te lodhur. Ne asnjë moment nuk duhet te ndërprisni ushqimin sepse do ndiheni me te dobët. Gjendja e financave do mbetet delikate për aq kohe sa ju nuk merrni masa strikte. Gjithsesi, java e fundit pritet te jete e qëndrueshme. Për punën do jete një muaj i favorizuar dhe i mbushur me surpriza. Do jeni me te organizuar se kurrë.

Demi

Do jeni shume te ndjeshëm këtë muaj dhe mund te mërziteni edhe me disa fjale te të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Jeta ne çift do jete e turbullt dhe here pas here nuk do dini nga t’ia mbani. Tregohuni me te hapur me partnerin dhe shprehini ndjenjat lirisht. Beqarët do jenë me shume fat nga mesi i muajit dhe ka shumë mundësi të takojnë princin e tyre të kaltër. Gjendja shëndetësore, fatmirësisht do jetë goxha e mirë. Do keni energjinë e duhur dhe do ndiheni në formë të shkëlqyer. Në punë mendohuni mirë, para se të kryeni transaksione. Po shpenzuat shuma ekstravagante, do keni probleme serioze. Në punë do i habisni të gjithë me arritjet, por vetë nuk do jeni plotësisht të kënaqur. Ata që janë në kërkim të një pune, do kenë me shume fat javën e tretë. Mbajeni mend këtë!

Binjakët

Do jeni mjaft entuziaste dhe dinamike gjate gjithë këtij muaji dhe gjerat do ju përgjithësisht mire. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë çaste fantastike gjate javëve te para dhe here pas here do ju duket sikur janë ne një ëndërr. Shfrytëzoni sa te mundni çdo çast. Beqaret do fillojnë lidhje ose aventura emocionuese qe javën e pare. Jo vetëm qe nuk do ndiejnë vetmie, por do mund te shijojnë çdo çast deri ne maksimum. Shëndeti do jete i mire, megjithatë nuk do mungoje ndonjëherë ndonjë dhimbje koke apo dhimbje muskujsh. Gjendja e financave do lere per te dëshiruar. Do merrni borxhe për te shpenzuar për gjërat e domosdoshme. Ne punë do jeni shume te shpërqendruar dhe ne ajër. Ka rrezik qe gjerat te marrin tatëpjetën për disa kohe, deri ne momentin qe disa miq do ju ndihmojnë.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji duhet t’i kushtoni me shume vëmendje personit qe keni në krah, sepse përndryshe ka për t’ju ikur nga duart. Java e pare do jetë, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 15, gjërat mund te fillojnë disi te ndryshojnë. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. As vete nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë se gjerat mund t’iu ndodhnin ne atë mënyrë. Shëndeti do lere për te dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por ankthi dhe stresi do jene ato qe do krijojnë probleme. Gjendja e financave do jete e mire, por jo aq sa për te kryer shpenzime ekstravagante apo për te hequr para mënjanë. Ne pune do keni konkurrence te forte, por kjo nuk do ju frikësojë për te hedhur ha[at e menduara. Ata qe janë te punësuar ne marrëdhëniet me jashtë do jenë më me fat se te tjerët

Luani

Shumë të reja pritet te ndodhin gjate gjithë këtij muaji. Ata qe janë prej vitesh në çift do mendojnë te bëjnë disa ndryshime rrënjësore te cilat do i emocionojnë pa mase. Nëse partneri ju propozon ndonjë çmenduri te vogël, mos u mendoni dy here, por pranoni. Ndjenjat shprehini me çfarëdo lloj mënyrë. Beqaret do njihen me disa persona te cilët shume shpejt mund t’iu bëhen me te afërt. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave qe do merrni. Do kujdeseni edhe me tepër për ushqimin. Ne planin financiar gjerat nuk do jenë shume të lehta, megjithatë me përpjekje dhe sakrifica do ja dilni. Ne pune mos kërkoni te impononi mendimet tuaja dhe merrini gjerat me sa me shume qetësi. Vetëm ne këtë mënyrë do ja dilni te arrini atje ku keni planifikuar.

Virgjëresha

Gjate këtij muaji, jo çdo gjë do shkoje ashtu si ju e keni dëshiruar. Te papriturat do jene te shumta. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë vështirësi te mëdha dy javët e para, ndërkohë qe me pas qielli i dashurisë do behet me i kaltër. E rëndësishme është te mos nxitoheni për asgjë. Beqaret do jene më me fat gjate javëve te fundit. Shume persona do mundohet t’i bëjnë për vete dhe nuk do ndalen se surprizuari. Shëndeti here pas here do ketë probleme te vogla. Mundohuni te ecni sa me shume ne këmbë dhe te hani ne mënyrë te shëndetshme. Financat do mbeten problematike nëse nuk merrni masa. Ne pune ambienti do jete elektrizues ditët e para. Disa kolegë do mundohen t’ua prishin te gjitha planet qe keni bere. Vetëm pas javës se trete gjerat do fillojnë te stabilizohet dhe ju do ecni ne rrugën e duhur.

Peshorja

Do bëni mirë qe gjate këtij muaji te merreni me punët tuaja dhe te mos bëni thashetheme për te tjerët. Nëse jeni ne një lidhje java e pare do jete disi harmonike dhe e qete, por me vone mund te fillojnë disa mosmarrëveshje te forta. Nëse keni faj ju pranojini sa me pare gabimet dhe ndreqeni situatën. Beqaret do mundohen shume, por me kot. Vetëm disa do mund te gjejnë një person te përshtatshëm, te tjerëve do ju duhet te presin. Për shëndetin nuk do jete një muaj shume i qete. Do keni probleme te vogla, por qe do ju acarojnë mjaft. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do jete e keqe. Do e dini mire sa te shpenzoni e sa te hiqni mënjanë. Ne pune do jeni shume te ngarkuar dhe here pas here do ndiheni pa fuqi. Organizohuni me kujdes qe t’ia dilni.

Akrepi

Këtë muaj, jo vetëm qe duhet te diskutoni gjere e gjate, por duhet te merrni edhe disa vendime te rëndësishme. Po i shtytë gjerat keni për ta pasur gjithçka me te vështirë. Ata qe janë ne një lidhje ka rrezik ka kalojnë partnerin ne plan te dyte duke u marre fillimisht me disa probleme familjare. Flisni hapur me te dhe shpjegojani me kujdes situatën. Beqaret do kenë disa probleme dhe nuk do e kenë shume mendjen për te flirtuar me disa persona. Shëndeti nuk do jete i mire për shkak te stresit dhe ankthit qe do ju pushtoje gjithë kohës. Financat do mbeten te mira deri ne momentin qe ju do shpenzoni kuturu dhe shuma ekstravagante. Fatmirësisht jete profesionale nuk do jete e keqe dhe gjerat do ju ecin mire. Disa madje mund edhe te ndryshojnë profesion dhe te fitojnë me tepër.

Shigjetari

Do bëni mire ta harroni te shkuarën gjate këtij muaji dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Ata qe janë ne një lidhje do afrohen edhe me tepër me partnerin e tyre dhe do i shprehin ne mënyra te veçanta ndjenjat. Për gjithçka duhet te flisni hapur me partnerin ne mënyrë qe te mos krijohen keqkuptime. Beqaret do jene me te hapur ndaj takimeve dhe do pranoje te bëjnë edhe çmenduri vetëm për te ndryshuar statusin. Gjendja shëndetësore do vije duke u përmirësuar pas te enjtes se pare te muajit. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do ju mbështesë fort dhe do ju drejtoje ne rrugën e duhur. Nuk do ketë vështirësi. Ne pune do jeni kreative dhe plot ide te mira. Do hidhni hapa galopante dhe do i mahisni qe te gjithë ata qe ju ndodhen pranë.

Bricjapi

Ky muaj do jete i qete, por jo shume i mire për te gjithë. Nga mesi i muajit mund te ketë disa probleme ne fusha te ndryshme. Ata qe janë ne një lidhje nuk do i kushtojnë vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasoje mund te kenë ndonjë mosmarrëveshje te vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur qe gjendja te përkeqësohet. Beqaret nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër, megjithatë do ja kalojnë mire pranë personave te familjes dhe pranë miqve. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Pini cajëra te ndryshme dhe shmangni ushqimet e yndyrshme. Për planin financiar do jete një muaj i rëndësishëm sepse do merrni një trashëgimi te majme fale se cilët do i zgjidhni problemet. Ne pune dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegeve me te vjetër, por vendimet merrini vete pasi te keni reflektuar me kujdes.

Ujori

Ky do jete një muaj shume i vështirë për te gjithë ju. Ata qe janë ne një lidhje, do ndihen te përhumbur dhe nuk do dine çfarë te bëjnë gjate tre javëve te para. Debatet do jene pa mbarim. Beqaret do realizojnë takime me shumice, por do fiksohen pas një personi qe nuk vlen për ta. Kujdes sepse nga kjo do varet gjithë e ardhmja. gjendja shëndetësore here do jete e mire e here me disa probleme te vogla. Mundohuni te mos e teproni me lodhjen dhe te konsumoni ushqime te shëndetshme. Financat do jene te vështira dhe delikate javët e para. Mos kryeni shpenzime te pamenduara. Në punë duhet patjetër te bashkëpunoni me koleget sepse përndryshe vete nuk mund te arrini asgjëkund. Merrini gjithmonë gjerat seriozisht dhe mos u ndalni për asnjë moment.

Peshqit

Ky muaj do jete here pas here i trazuar për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni edhe debate me njerëzit qe ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjerat qe do thoni sepse përndryshe lidhja mund te marre tatëpjetën. Beqaret do njihen me persona te shume, por nuk do arrijnë dot te fillojnë një lidhje ashtu si e kishin ëndërruar. Shëndeti do jete problematik dy javët e para për shkak te mungesës se gjumit dhe lodhjes ne pune. Kujdesuni pak me tepër për veten tuaj. Gjendja e financave do jete disi me e qëndrueshme, çka mund t’iu lejoje edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht. Ne pune fillimi i muajit do jete goxha pozitiv, ndërkohë qe javën e  trete ka rrezik qe situata t’iu dale jashtë kontrollit. Beni mire te mos ju besoni shume kolegeve qe keni pranë sepse do zhgënjeheni.