01 janar 2015 – Parashkimi i yjeve

Dashi

Viti 2015 do jete një vit optimist, i mbushur plot me aventura per shenjen e Dashit. Kjo te pakten do jete deri ne Gusht 2015. Do te jete gjithashtu nje vit qe do rezultoje shume favorshem nga ana e karrieres. Ju do jeni shume te afte te promovoni veten dhe produktet/talentet qe ju keni. 

Qe nga 5 Janari – 13 Maj, do te fokusoheni ne aktivitetet ne grup me shoqerine. Qe nga 1 Maji – 8 Qershor, do te fokusoheni ne komunikimet me familjet, diskutimet intelektuale dhe udhetimet e shkurtra. Ndersa, nga 27 Gusht – 2 Nentor; do te perkushtoheni mardhenieve shoqerore dhe dashurise. Ne 2015, Dashi do te kete nje rigjenerim te mendimeve ne lidhje me besimet dhe vlerat qe nuk do perfundoj deri ne 2018.

                Dashuria: Deri ne Gusht 2015; mardheniet e dashuris do te jene teper stimuluese. Energjia seksuale dhe emocjonale do te jete e larte dhe nuk do te mungojne admiruesit per juve. Me pak fjale, ka shume mundsi qe ne 2015 do te bini ne dashuri. Nqs. kjo do te ndodhi, do jete shume e papritur dhe nje situate e pa menduar me dike qe kurre sdo tju shkonte mendja. 😉 Momentet me te bukra do te jene Shkurt-Mars; Prilli; dhe, Qershor- Korrik. Nqs jeni ne nje lidhje te qendrueshme, atehere ka shume mundsi qe do flisni me partnerin per bebe. Jeta private do te behet teper interesante kete vit. Kujdes nga Shtatori-Tetori sepse pavarsisht te mirave, do keni dhe shume dyshime. Nentori dhe Dhjetori do jene gjithashtu shume pasionante. 

Demi 

Pjesa e pare e vitit 2015, deri ne Gusht, do te jete nje periudhe e mire per shtepine dhe familjen. Ti mund te levizesh ne nje shtepi me te madhe, te ri-dekorosh shtepine qe ke, te japesh shtepine me qera etj. Ne 2015, investimet dhe te ardhurat familjare jane te pritshme. Te sjellesh ne jete nje femije do te jete teper ekistuese por nqs ke femije atehere ato do te jene gezimi yt. Problemet dashurore do te rregullohen qe ne Krishtlindjet e vitit 2014 dhe do te vazhdojne ne permirsim ne vazhdim. Sidoqoft, kujdes ne periudhen e Qershorit- Shtatorit sepse disa probleme do te rikthehen per tu zgjidhur perfundimisht. Sa per karrieren, do ju duhet te merrni disa vendime te rendsishme por qe do i merrni teper shtruar. Kujdes shendetin: Mars-Prill dhe Shtator-Dhjetor. 

               Dashuria: Viti 2014 ka qene teper i veshtire per juve qe jeni cift. Keni 2 vjet qe keni pasur shume prova, mundime, dhe mesime nga me te ndryshmet ne jeten private cift. Qe nga 23 Dhjetori 2014, tani ju mundeni te merrni fryme lirisht. Marsi dhe Prilli do ju gjeje ne mardhenie teper pasionante nder te cilat nuk do mungoje dhe humja e kontrollit. Nga Qershori 2015, do keni 3 muaj ne te cilat do te sqaroni nje histori te pambaruar. Ktu do jete momenti kulminant i vitit. Qe nga 11 Gushti me vone, jeta juaj dashurore do mbushet me momente romantike dhe erotike ku kenaqsite nuk do mungojne. Tetori dhe pjesa pare e Nentorit do krijojn nje interval teper te nxehte kur juve do pushtoni shume zemra. Kujdes mos i thyeni ato! 

Binjakët

Per binjaket viti 2015 do jete viti i mardhenieve. Pjesa e pare e vitit do karekterizohet nga disa njerez qe do shfaqen ne jeten tuaj dhe shume shpejt mund te behen, shoke, bashk-puntor, keshilltar, dhe biles partnere. Por… jo te gjithe jane te ftuar! Ju do te jeni teper seleksionues dhe kerkoni njerez origjinal, intelektual dhe aktive (kjo nuk eshte e re) por dhe serioz (kjo eshte e re per ju). Gjate vitit do te leni disa njerez te shkojn, pasi ato nuk kane thellsine qe ju kerkoni. Mardheniet ne cift gjithashtu do te analizohen imtesisht. Rrini larg konflikteve se.. perfundimi nuk do te jete i kendshem ndryshe. Pjesa e pare e vitit, do te jete teper aktive per juve kur do te keni mundsi te beheni pjese e nje grupi teper dinamik. Ne vitin 2015, Binjaket do te kene nje shendet me te mire. 

                Dashuria: 2015 ju kerkon qe te mendoni gjere e gjate mbi martesen. Do pyesni veten: A jeni ne mardhenien qe doni? A eshte ky partneri i duhur? Cfare kerkoj une nga nje mardhenie? Cfare kerkoj nga parteri? Keto pyetje do tju shoqerojne gjate 3 vjetve ku juve do viheni ne situata te ndryshme ku do te mund te gjeni pergjigjen e sakt. Kjo do tju bej te reflektoni mbi dashurine afat-gjate dhe mardheniet ne cift. Ju mund te beheni me serioz ne lidhjen tuaj ose ta leni fare ate mbasi te keni kuptuar cfare personi keni ne krah. Me se shumti, ju duhet nje partner qe me te vertet t'ju mbeshtese ne jete. Nqs kerkoni nje mardhenie te mire, mos harroni te bashkpunoni dhe komunikoni me njeriun e zemres per te zgjidhur cdo problem qe vjen. 

Gaforrja

Per Gaforren, fokusimi me i madh do te jete tek karriera. Era e risive qe ke ndjere kohet e fundit do te fryjë më shume qe te coj perpara "anijen" e Gaforreve ne fusha te reja eksplorimi. Deri ne Dhjetor 2017 do te jeni ne gjendje te mire te ndertoni dicka me vlere nga mardheniet e meparshme. Ngjitja ne 2015 do te jete me e dukshme por do te kerkoj shume kembëngulje dhe mundim. Mundesite do te jene te shumta dhe te nderlikuara. Do te arrini me shume ne pjesen e pare te 2015 dhe do te perfitoni me shume financjarisht. Do te kete lajme te mira per jeten private gjithashtu. Jeta do te jete me e gezueshme dhe do ta kaloni kohen me bukur e duke u argetuar. Ne pjesen e dyte te vitit, do te jeni me komunikues, social dhe me optimist. Kujdes shendetin kete vit sepse parashikohen semundje te ndryshme qe nese nuk kurohen mund te avancojn shpejt. 

              Dashuria: Do te jeni ne nje vit transformimi ne jeten private dhe transformimet do te vazhdojnë deri ne 2025. Duhet te beni kujdes dhe te analizoni me vemendje cfare duhet ndryshuar ne cift ndryshe ato ndryshime do te vijn te forcuara nga yjet. Pra ne 2015, duhet te jeni flexibel dhe dashamires kundrejt partnerit. Ne Maj dhe Dhjetor 2015, do te ndjeheni me sensual dhe do kerkoni nje dashuri te re. Qershori, komplet Korriku dhe pjesa e pare e Gushtit do tju rrise energjine seksuale dhe pasionin. Ne Tetor dhe Nentor do keni shume mundesira per dashuri. Kshuqe viti mbyllet me pikpamje me te prera persa i perket cfare kerkoni nga mardheniet e dashurise.  

Luani 

Deri ne Gusht 2015, optimizmi, fati dhe zgjerimi ne cdo drejtim do tju karakterizoj. Morali do te jete i larte dhe asgje nuk do ju duket e veshtire. Do te shikoni gjerat e mira ne jete, do jeni ne humor, do takoheni me njerez te rinj, dhe natyra juaj bujare do te dallohet. Ne 2015, do te udhetoni me shume dhe ne vende me te largta ne destinacjone ekzotike. Mund te takoni njerez me nacjonalitete te ndryshme dhe te keni lidhje ne distance. Ne pjesen e pare te 2015, do te jeni teper te organizuar per te perfunduar projektet tuaja. Femijet do te jete nje teme e rendesishme per juve ne 2015. 

               Dashuria: Qe nga Dhjetori 2014, jeta private e Luaneve do jete relaksuar goxha. Viti do te ket plot momente eksituese, takime te papritura, dhe ngjarje jo te zakonshme. Pavarsia dhe origjinaliteti duhet te kultivohen ne cift ndryshe nje lidhje mund te shkeputet papritur por nuk do te kete dhimbje per kete. Per Luanet beqare, rastet per te gjetur njeriun e zemres do te rriten. Janari 2015 do te jete nje muaj i rendsishem per ju, por dhe Qershor – Tetori. 2015 do te jete viti i dashurise!

Virgjëresha

 Ne pjesen e pare te 2015, Virgjeresha do konsolidojë pasurite duke investuar ne nje apartament, ndertese ose furnizuar nje shtepi/apartament. Sidoqofte, do te kete shqetsime me prinderit dhe shtepine. Brenda familjes do te ndjeheni te vetmuar. Atmosfera do te permirsohet mbas Gushtit 2015. Qe nga 11 Gushti – 9 Shtatori do te keni fat dhe lumturi. Profesioni dhe dashuria do te shkojn mire. Ju do ta lironi veten nga frika dhe shqetsimet dhe do te beni levizje guximtare. Do te doni te dilni dhe te shkoni ne udhtime e te mesoni me shume per tema te ndryshme. Kujdes me shendetin se mos shtoni kile, dhe keni probleme me kolesterolin dhe tensionin. 

              Dashuria: Qe ne fillim te 2015, juve to ndjeni pasionin te rritet. Me 27 Janar – 20 Shkurt tensioni do te rritet ne mardheniet sentimentale. Ne Gusht – Shtator ngjarje te rendsishme do te ndodhin ne jeten ne cift. Tetori dhe fillimi i Nentorit do te japin disa caste lumturie gjithashtu. Ju do te jeni teper aktiv ne dashuri kete vit. 

Peshorja

Mbas ngjarjeve te tmerrshme te 2014, per ju 2015 do te jete si nje feste e madhe. Ne 2015, te gjitha llojet e mardhenieve do te jene ne fokus qe nga sentimentalet, tek martesoret, tek shoqeroret. Do te vazhdoni te kerkoni risi, liri, modernizm, dhe origjinalitet. Ky fokus vazhdon deri ne 2018. Ne 2015, do te jeni aktiv ne shoqeri, ne grupe, organizata dhe do te aktivizoheni shume shoqerisht. Si perfundim, qe nga Dhjetori 2014 – Dhjetor 2017 do te perqendroheni ne studime per te ngritur nivelin akademik. 2015 do te jete nje vit i mire per te marre njohuri te reja. Qendroni te hapur per eksperienca te reja, mesoni dhe shperndani njohurite tek te tjeret. 

                Dashuria: Ne krahasim me vitin e kaluar (per vete Peshoret ose partneret e tyre), 2015 do te jete me terheqes. Nje mardhenie e re mund te shfaqet ose mardhenia e tanishme mund te ndryshoj forme. Nqs jeni ne nje mardhenie jo te mirfillte atehere nuk eshte cudi nese prishet ne 2015. Ne kete rast prishja sduhet marre keq, por si nje hapesire per mundsira te reja me interesante dhe motivuese. Ne pergjithsi, asgje nuk do te jete finale me lidhjet sentimentale deri ne 2018. Nqs deshironi nje mardhenie dashurie/martesore te mire ne 2015 duhet gjithmone te sjellesh dicka te re ne mardhenie dhe gjithmon te respektosh lirine e tjetrit. Mardhenia ne cift do kete nevoje per shume pajtim mendor, pasi nese nje nga ju bie pre xhelozise, pronesise te partnerit, traditave atehere kjo do te jete shume e demshme. 2015 do te jete viti dashurise dhe sensualitetit. Periudhat me te mira do te jene: Shkurt-Prill, Qeshor- Shtator, dhe Nentor. 

Akrepi

Duke filluar ne 2015, tani mund te merrni fryme me lirisht. Morali do tju ngrihet, do keni energji fizike me te mire dhe jeta do ju duket me e bukur. 2015 do te jete e bukur per karrieren tuaj. Do te keni sukses deri ne Gusht. Ne 2015 do ti analizoni me shume financat dhe do ti organizoni me mire leket. Ne 2015, shendeti do te permirsohet. Do re relaksoheni me shume menderisht (me aq sa akrepi mund te relaksohet). Atmosfera ne shtepi do jete me e kendshme dhe femijet do ju ndihmojne te ndiheni te tille. Vetem mardheniet sentimentale do ju bejn pak te shqetsuar. 

               Dashuria: Me kthimin e konfidences, ju do mund ti drejtoheni problemeve te dashurise me qetsisht. Per me teper, nje dashuri e re do te shfaqet ne jeten tuaj. Ky do te jete nje person qe sdo ta kishit menduar kurre. Nqs nuk behet fjale per nje dashuri te re, atehere dashuria e tanishme do te kaloj nje faze ri-gjenerimi dhe ju do te mund te eksperimentoni me shume seksualisht. Janari dhe dy javet e para te Shkurtit do jene teper pasionant dhe plot sensualitet. Pjesa e fundit e Shkurtit dhe fillimi Marsit do te bejn qe mardhenia te nderlidhet me punen. Mars, Prill dhe java pare e Majit do fokusohen ne mardheniet ne cift. Potencial te madh do kene dhe Shtator, Tetor dhe Dhjetori. Nje keshille: Mundohuni te mos ju ngrihen nervat dhe kujdes se si pergjigjeni ndaj problemeve te ndryshme. 

Shigjetari

Duke filluar nga Dhjetori 2014- Dhjetor 2017, Shigjetari do te kete shume leksione ne jete. Do te behet me i zgjuar, me i thelle, i besushem, dhe i duruar (disa nga keto jan te pabesushme per Shigjetarin). Ndonjehere do te shoqerohet dhe nga mendime pesimizmi, konfidenca e ulet, me pak te lire dhe kjo do ti bej te ndihen jo mire pasi te gjithe e dime Shigjetari ka nevoje per te gjitha keto. Por ne 2015, karriera do te jete e mire pasi do te punoni shume per te arritur objektivat tuaja ne profesion. Pjesa e par e 2015 do te jete e mire per te studjuar, punet e shtetit, udhetimet ne vendet e largta. Pjesa e dyte do te jete me teper per sukses, njohje, promovim ne detyre. Ne jeten sentimentale, do te kete teper entuzjasm dhe do te keni eksperienca te vecanta por duhet te meditoni per gjerat e tjera. 

                 Dashuria: Deri ne 2018, ju do te ndjeni elemente te reja ne dashuri. Mardheniet do te jene elektrizuese, entuzjaste, inovative dhe rigjeneruese. Gjithcka do te jete e paparashikuar. Dashuria do te vij papritur, dhe ja ashtu, ju do te gjendeni ne krahet e nje personi te ri. Nuk do ishte e cuditshme, nese ky person vjen nga nje kulture komplet ndryshe nga juve. Pra ne 2015 jeta sentimentale do jete teper e kenaqshme. Momentet me te bukra do te jene Shkurt-Prill, dhe Tetor-Nentor. Gjate vitit do te analizoni nese lidhja juaj eshte afatgjate dhe do shikoni mundsite te bashkjetoni ose minimalisht te shikoni cfare ju sjell kjo lidhje ne te ardhmen. Si perfundim, Janar – Shkurt 2015 do fokusoeni ne komunikimin me partnerin. Maj-Qershor do te kete perseri fokus ne mardheniet sentimentale ku nje person i se shkuares mund dhe te kthehet tek ju. Me ne fund, ne Shtator – Tetor do te mendoheni per dashurine afatgjate. 

Bricjapi 

2015 do te jete nje vit me i qet se viti i meparshem. Tamam cfare Bricjapi kerkonte qe te ri-vendoste rregullin ne mendje dhe perreth. Kjo per tu pergatitur per suksesin qe do vij ne 1-2 vitet e ardhshme. Kete vit ambicja do te rritet dhe ju do fokusoheni teper ne ate cfare po ndertoni. Emocjonet do te jene intense dhe mendimet paksa radikale. Do te keni momente stresi ne lidhje me ndryshime ne familje dhe shtepi, por, gjithsesi nuk do te jete njesoj si ne 2014. Ky do jete nje vit i zhvillimit, ku ju do mobilizoheni te ndryshoni gjerat ne favorin tuaj duke pranuar kshtu mundesi te reja. Pjesa e pare te vitit, deri ne Gusht, do te jete e favorshme me financat. Te ardhurat do rriten, investime te tjera do te jene fitimprurse, dhe do te keni benefite ne vazhdim. Ne pjesen e dyte te vitit, do te jete e favorishme ne menyre tjeter duke ju hapur horizontet ne kulture dhe ne shpirt. Monitoroni shendetin vecse!

                Dashuria: Jeta ne cift do te jete e favorshme per ju. Ne ndryshim nga 2 vitet e shkuara, gjerat do te permirsohen. Do te keni me shume komunikim, ndjenja e izolimit dhe boshllikut do te iki duke ju dhene mundsira te reja. Ne 2015 do te keni ndryshime ne shtepi ose familje. Ju mund te vendosni te bashkjetoni me partnerin tuaj apo nese jetoni bashk atehere te mendoni te levizni ne nje hapesire me te madhe, ndoshta ne nje qytet tjeter apo shtet tjeter.  Seksualiteti juaj do te shtohet ne 2015 duke u shprehur ne menyra te reja. Nqs nuk keni partner atehere do te keni mundsira te gjeni nje. Nga Marsi – Prill kur do te jeni me pasionant ka shume mundsi te gjeni nje dashuri te re. Korrik 2015- do te jete teper intense seksualisht por kujdes mos te shkaktoni konflikte nga kjo energji shperthyese. Nje zhgenjim nuk do perjashtohet ne Gusht-Shtator 2015. Tetori 2015 do te sjelli nje lidhje ne distance dhe Dhjetori do sjelle teper gezim ne cift.

Ujori

Ju keni kaluar 2 vitet me stresuese nga ana karrieres ku cdo gje ka qene frustruese dhe e limituar. Ne 3 vitet e ardhshme do te fokusoheni ne mardheniet ne grup, shoqerine, evente socjale dhe mund te aktivizoheni dhe politikisht. Ne pjesen e pare te vitit, favorizohet mardheniet sentimentale dhe martesore. Do te jete nje kohe e bukur per jeten private kur do lidheni me njerez te tjere dhe do zgjeroni rrejtin tuaj shoqeror. Pjesa e dyte e vitit do te favorizoj problemet e lekeve. Kujdes nga njerzit imoral, te paqart, dhe ilegal qe takoni ne situata te ndryshme. 2015 do te jete nje vit i bukur per te marre me shume informacjone, komunikim, dhe krijime intelektuale. 

              Dashuria: Viti 2015 do te jete nje vit favorizues per dashuri dhe martese. Deri ne 11 Gusht, ju do te jeni me te gatshem ne mardhenie, do te ofroni me shume partnerit dhe do te keni shume ndikim tek ai/ajo. Do te kete dhe shume mundsira per te filluar nje dashuri te re, propozime per martes, joshje, pajtime dhe kenaqsira te tjera. Nese jeni ne cift, atehere partneri do te kete sukses gjithashtu qe do tju influencoj dhe juve ne menyre indirekte. Prill – Korrik do te jete plot sensualitet dhe pasion. Nga ana tjeter, nqs ndjeheni te limituar ne mardhenien qe keni se shpejti do ndaheni. Personi do te zevendsohet shume shpejt. Kujdes nga Gushti – Shtator se situata do te arrij klimaksin dhe mund te jete pasionante ose teper konfliktuese. 

Peshqit 

Financat do te stabilizohen per juve mbas nje periudhe teper kaotike. Ju do te organizoheni dhe do te formoni strategji per te ardhmen. Deri ne Gusht 2015, ju do te punoni shume dhe mundsira te reja per pune do ju vijn. Viti do te jete teper produktiv, dhe ju do fitoni mire financjarisht deri ne gjysmen e pare te vitit. Deri ne Gusht, shendeti dhe higjena personale do te jene mire. Ju mund te nderroni dhe paraqitjen fizike. Ne pjesen e dyte te vitit, do keni sukses ne mardheniet sentimentale/martesore. 

                Dashuria: Ne 2015, do te keni mundsi te ndryshme per jeten sentimentale dhe biles per martese. Por kjo mund te sjelli dhe konfuzjon ne mardhenie. Fillimi vitit do jete kontradiktor, ku do kete rritje intensiteti por dhe konflikte e frustrime. Maji do te jete i kendshem dhe pozitiv. Qershor-Korrik eroticismi do te kapi maja te reja dhe jeta sentimentale do te jete dinamike. Nga Gushti 2015 – veren 2016, ju mund te keni nje dashuri te re, kenaqsi ne dashurine aktuale por dhe ndarje nga nje mardhenie ngarkuse. Kujdes mos te bini per nje person te paqart sepse mendja juaj nuk do te jete teper e fokusuar. Per me teper, nga Qershor- Shtator 2015, nje ceshtje dashurie e re mund te gjendet ne hapsiren e punes por qe do shkaktoj probleme. Tetori dhe pjesa pare e Nentorit do paraqisin probleme te ndryshme ku do humbni koken. Prandaj eshte e rekomandueshme te mbani qetsine ne cdo moment.