Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore, sipas policisë, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.