Është bërë identifikimi i pushuesit që humbi jetën pasditen e së dielës në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës. Viktima është Shpëtim Alla, 41 vjeç, rezident në qytetin bregdetar.

Trupi i tij i pajetë u nxor nga deti nga pushues të tjerë që ndodheshin në afërsi në momentin kur ndodhi ngjarja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja shkaktoi panik dhe shqetësim mes pushuesve, ndërkohë që autoritetet kanë nisur verifikimet për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe shkaqet e incidentit.