Presidenti Ilir Meta ka dhënë lajmin se djali i xhaxhait të Behgjet Pacollit, dhe zv.presidenti i kompanisë së tij “Mabetex”, është pajisur me pasaportën shqiptare.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se është ora që shqiptarët më të mirën e tyre ta investojnë në atdheun e tyre.
“I lumtur që z.Afrim Pacolli dhe familja e tij janë shtetas të Shqipërisë. Ata mbajnë me mijëra familje shqiptare me punë kudo në botë. Ora që shqiptarët, më të mirën e tyre ta investojnë në Atdheun e tyre, po afron!”, shkruan Meta.