Një 46-vjeçar ka rënë në prangat nga efektivët e rrugores pasi ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Për pasojë ka shkaktuar edhe një aksident ku ka përplasur një mjet i cili ishte në parkim.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin L. K., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar. Nga përplasja ka dëme të vogla materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.