Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, kapi dhe ndaloi shtetasin Ermal Nonaj alias Marvi Nonaj, 45 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit Torino, me vendimin e datës 11.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton policia.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.