Është arrestuar në Rinas, rusi që i doli kundër Vladimir Putin për luftën. Ai akuzohet për mashtrim. Në pranga ka rënë shtetasi Aleksandër Bobovnikov i cili ka kundërshtuar presidentin rus.

Bëhet me dije se ky shtetas rezulton i pajisur me dy pasaporta, edhe ruse edhe izraelite. Bobovnikov është kapur më herët edhe në Itali, ku më pas u lirua.

Shtetasi rus kërkohet për veprën penale mashtrim, teksa është me profesion neurokirurg. Ai në Shqipëri ka ardhur me çarter privat për të festuar. Këtë të enjte, Bobovnikov do të paraqitet në Gjykatën e Tiranës ku do të njihet me masën e sigurisë.