Një 76-vjeçare, e identifikuar si Nafije Beqiri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Vlorës.

Ajo jetonte së bashku me vajzën e saj.

Sipas policisë së Vlorës, në kushte të depresionit i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte së bashku me vajzën.

Policia ka shkuar në vendngjarje së bashku me ambulancën dhe kanë marrë në pyetje vajzën e viktimës.