Një 20-vjeçar i maskuar dhe i armatosur hyri mbrëmjen e së enjtes në një market në zonën e plazhit Durrës.

Ai kërcënoi shitësin që t’i jepte lekët e xhiros ditore, por ai nuk ka pranuar duke e kundërshtuar dhe bllokuar grabitësin.

Edhe pse i riu e ka kërcënuar se do ta qëllojë, pronari nuk e ka lejuar që ai të marrë lekët.

Madje kjo vonesë ka shërbyer për mbërritjen e një patrulle policie që ka kapur në grabitësin të identifikuar si Kristjan Prenga.

“Ora ishte 10 pa 5 e mbrëmjes. Unë po bëja disa pastrime këtu jashtë. Ishte dhe nusja. Çuni ishte në kasë. Ishte një moment që kishte pak njerëz. Nusja e vuri e para atë që vuri maskën, vuri kapelën.

I tha: “Ku shkon ti?” Në atë kohë ai nxori pistoletën. Nusja u tremb dhe u largua. Në atë momenit ai shkoi te kasa dhe hapi një qese duke i thënë çunit: “Lekët! Ça ke aty në arkë.”

Unë ndërhyra dhe më shtyu. Ndërkohë më goditi me armë dhe u çava pak tek koka. Një kërkesë kemi ne. Kjo është lagje shumë e populluar dhe ndriçimi është shumë i dobët. Një patrullë duhet të rrijë” – thotë pronari i marketit në TCH.

Shiko videon: