Tre shtetas janë shpallur në kërkim në fshatin Shtiqen të Kukësit, pasi kanë kanosur një 49-vjeçar pas një sherri.

Uniformat blu njoftojnë se dy vëllezërit L.M 27 vjeç, Gj.M 30 vjeç dhe kushëriri i tyre S.M 31 vjeç se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me automjet, automjetin e shtetasit S. SH., 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Më pas dyshohet se atat kanë qëlluar dhe me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar.

Policia raporton se nga ngjarja e ndodhur ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë uniformat blu po punojnë për kapjen e 3  të rinjve.