Revoltës së qytetarëve në Shqipëri i janë bashkuar edhe qindra emigrantë që jetojnë në Gjermani. Një ditë më parë, ishin të shumtë ata u mblodhën në Berlin kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisjes së Edi Ramës.

Pjesëmarrësit, mes të cilëve dhe i riu nga Durrësi, Denis Risto, kanë shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë, duke theksuar se mbrojtja e natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.

Me pankartat “Shqipëria është e shqiptarëve”, “Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri” si dhe flamuj nëpër duar, ata iu bashkuan “zërit” të mijërave që janë ngritur prej gjashtë ditësh në Tiranë.