Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar në Kiev me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë të Ukrainës. Në një postimi në X, kryediplomati shqiptar thekson se Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane.
Ministri tha se nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian.
“Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane”, – shkruan ministri i Jashtëm.
Productive meetings in Kyiv with President @ZelenskyyUa, Speaker of Parliament @r_stefanchuk, Prime Minister @Denys_Shmyhal, Deputy Prime Minister @StefanishynaO and Foreign Minister @andrii_sybiha.
— Igli Hasani (@IgliHasani) January 18, 2025
We exchanged the ratification instruments of the Agreement of Friendship and… pic.twitter.com/c2QP1eLirg