Pasi kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues politik në qarkun Kukës, Pandeli Majkos i është besuar drejtimi i fushatës së PS, në Kavajë. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila është njëherësh edhe drejtuese politike në qarkun e Tiranës, e ka prezantuar sot Majkon në Kavajë.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: “Kavajë – Bashkë me Pandin dhe Asamblenë e Zgjeruar Socialiste, gati për organizimin dhe fitoren më të veçantë të QarkutTiranë”.
Kujtojmë se vendimi për largimin e Majkos nga Kukësi u mor gjatë mbledhjes në selinë e PS-së më 6 Janar. Në vend të Pandeli Majkos është caktuar Eduart Shalsi si drejtuesi i ri politik i Qarkut të Kukësit.