Ilda Bejleri, moderatorja e njohur e sportit ka kaluar dje një ditë të rëndësishme, pasi vajza e saj festonte 1-vjetorin e lindjes dhe vetë Ilda u vesh me të bardha.

Videoja që ka marrë më shumë vëmendje nga ndjekësit ka qenë ajo në të cilën shfaqej duke ecur me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Partneri i saj është biznesmeni i njohur shkodran, Ardit Kraja.

Në festën e tyre mësohet se të ftuar ishin dhe disa nga personazhet e njohur të ekranit dhe muzikës shqiptare, si: Eraldo Rexho, Bujar Qamili, Miranda Dupi, Marjana Kondi, Elgid Doda, Olti Curri, Elona Duro, Vilma Masha, Ervin Kurti etj.