Pak ditë më parë, u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta avokati i njohur nga Durrësi, Shpëtim Beqiraj. Largimi i tij nga kjo botë hidhëroi jo pak familjarët, të afërmit, miqtë e kolegët si dhe anëtarët e Klubit Rotarian, ku Beqiraj aderonte që nga ditët e para të formimit të tij.

Avokat Beqiraj njihej për profesionalizmin, përkushtimin, korrektësinë dhe ndërshmërinë, jo vetëm në raport me klientat e tij, por edhe në raport me kolegët e tij avokatë, gjyqtarë, prokurorë, përmbarues, noterë, auditues ligjore etj.

Me punën dhe kontributin e tij profesional, Avokat Beqiraj përfaqëson një personalitet në fushën e avokatisë dhe shërbimeve ligjore në Shqipëri. Për shkak të vlerave dhe vyrtyteve të larta njerëzore, si dhe aftësive të larta profesionale, Avokat Beqiraj gëzonte respekt dhe vlerësim jo vetëm në komunitetin e profesionistëve të ligjit, por nga të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të gjatë karrierës së tij profesionale.

Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e avokat Shpëtim Beqiraj është një humbje e madhe jo vetëm për familjaret, por të gjithe koleget e tij avokatë, gjyqtarë, prokurorë, përmbarues, noterë, auditues ligjore, si dhe për të gjithë klientët e tij që ka këshilluar dhe mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij profesionale.

Po kush ishte av. Shpëtim Beqiraj?

Avokat Shpëtim Beqiraj e ka nisur karrieren e tij fillimisht si kryetar i degës së shërbimit përmbarimor gjyqësor që mbulonte rrethin e Durrësit, pozicion të cilin e mbajti gjatë periudhës 1992-1997. Gjatë kësaj kohë, u kujdes për transformimin e këtij shërbimi dhe përshtatjen e tij me rregullat e reja procedurale që po miratoheshin në vend, mbas rënies së regjimit komunist.

Mbi bazën e punës dhe përkujdesjes personale, shërbimi përmbarimor i Durrësit ka pasur rezultatin më të lartë të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore në shkallë vendi në atë periudhë. Në cilësinë e kryetari të degës së shërbimit përmbarimor gjyqësor të Durrësit, Shpëtim Beqiraj ka dhënë një kontribur të paçmuar në ngritjen dhe reformimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor, i cili ka patur impakt pozitiv jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë.

Paralelisht me këtë detyrë, Shpëtim Beqiraj ka ushtruar dhe detyrën e ndihmës gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 1995, me heqjen e këtij pozicioni, sipas rregullave të reja procedurale të miratuara në atë kohë.

Në vitin 1998, Avokat Shpëtim Beqiraj ka themeluar studion ligjore “Beqiraj & Partners”, nëpërmjet të cilës ka ofruar shërbime ligjore dhe përfaqësimi, gjatë gjithë karrierës së tij profesionale.

Studio ligjore “Beqiraj & Partners” nga viti 1998 deri në vitin 2005 ka ushtruar aktivitetin e saj e përqëndruar kryesisht në qytetin e Durrësit. Prej vitit 2005 Avokat Shpëtim Beqiraj dhe studio ligjore “Beqiraj & Partners” janë transferuar në qytetin e Tiranës, ku ka vijuar aktivitetin e tij profesional.

Gjatë karrierrës së tij profesionale, Avokat Shpëtim Beqiraj ka këshilluar dhe përfaqësuar shumë klientë, individë dhe kompani, vendase dhe të huaj.

Avokat Beqiraj njihej për profesionalizmin, përkushtimin, korrektësinë dhe ndërshmërinë, jo vetëm në raport me klientat e tij, por edhe në raport me kolegët e tij avokatë, gjyqtarë, prokurorë, përmbarues, noterë, auditues ligjore etj.

Me punën dhe kontributin e tij profesional, Avokat Beqiraj përfaqëson një personalitet në fushën e avokatisë dhe shërbimeve ligjore në Shqipëri. Për shkak të vlerave dhe vyrtyteve të larta njerëzore, si dhe aftësive të larta profesionale, Avokat Beqiraj gëzonte respekt dhe vlerësim jo vetëm në komunitetin e profesionistëve të ligjit, por nga të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të gjatë karrierës së tij profesionale.

Pavarësisht se profesioni i tij ishte i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me konfliktet gjyqësore që palët e treta kishin me njëra tjetrën, Avokat Shpëtim Beqiraj në mënyrë të vazhdueshme i ka orientuar palët për zgjidhjen e konflikteve me mirëkuptim dhe marrëveshje ndërmjet tyre, me qëllim shmangien e rrugës së gjatë dhe të mundimshme gjyqësore.

Disa nga angazhimet profesionale të av.Beqirajt gjatë karrierës së tij

Avokat Beqiraj ka asistuar dhe këshilluar kompaninë “Le Spot Group” dhe “AIBA Company”, sëbashku me të gjitha kompanitë që janë pjesë e grupit të tyre. Konsulenca e Avokatit për këto dy kompani ka qenë kryesisht për problemet në aspektet civile, kontraktore, tregtare dhe fiskale.

Po ashtu, Avokat Beqiraj ka këshilluar kompaninë gjermane “Albanian Ferry Terminal Operator” (AFTO) që ka me konçension administrimin e termilalit të pasagjerëve në Portin e Durrësit. Avokati ka asistuar këtë kompani që nga lidhja e kontratës së konçesionit me shtetin Shqiptar dhe me pas gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj në Portin e Durrësit.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Avokati ka këshilluar për një kohë të gjatë kompanitë e distribucionit të pijeve dhe produkteve ushqimore “Eurolab Internacional Grup” dhe “Euro Investment Gruop”. Avokati ka dhenë një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e problematikave ligjore që kanë patur këto kompani, si dhe në ndërtimin e praktikave ligjore që nevojiten për mbarvajtjen e këtyre bizneseve.

Avokat Shpëtim Beqiraj për vite me radhë ka qenë përfaqësuesi ligjor i Bankës Credins, të cilën e ka këshilluar dhe përfaqësuar në shumë procesë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore që ka patur me klientët e saj dhe subjekte të treta.

Përveç subjekteve të mësipërme, Avokat Beqiraj ka këshilluar dhe përfaqësuar shoqërinë “EMIGRES”, e cila është ndër kompanitë më të mëdha në vend për tregtimin e pllakave dhe hidrosanitareve, shoqëritë “EFA Solution” dhe “ProDyn Albania” që janë ndër kompanitë më të mëdha në vend në prodhimet fason, shoqërinë “PELIKAN”, e cila është lidër në fushën e transportit dhe shërbimeve logjistike.

Avokat Shpëtim Beqiraj ka përfaqësuar edhe shumë çështje që kanë qenë me palë individ të ndryshem, ku objekt konflikti kanë qenë mosmarrëveshje pronësie, trashëgimie, shpërblime dëmi, detyrime, si dhe në mosmarrëveshje administrative kundër organeve publike, ku objekt konflikti kanë qenë konçensione, prokurime, tatime, etj.

Gjithashtu Avokat Shpëtim Beqiraj ka qenë i specializuar dhe ka përfaqësuar disa mosmarrëveshje në fushen e pronësisë industriale, ku objekt gjykimi kanë qenë markat ose patentat tregtare, në pronësi të kompanive vendase dhe të huaja.

Avokat Beqiraj përveç përfaqësimit të çështjeve në të gjitha shkallët e juridiksionit të zakonshëm, pra nga shkalla e parë deri në Gjykatë të Lartë, ka përfaqësuar disa çështje edhe pranë Gjykatën Kushtetuese. Në këto të fundit, Avokat Beqiraj ka përfaqësuar individ dhe shoqata të ndryshme, të cilat janë ankuar në Gjykatë për shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese.

Angazhimi i av.Shpëtim Beqiraj pranë Rotary Club

Shpëtimi u pranua në Klubin Rotary të Tiranës në qershor 1998, falë përkushtimit për të dhënë ndihmesën e tij në fushën e aktivitetit në dobi të njerësve në nevojë dhe të forcimit të institucioneve të tjera që kishin të njëjtin mision.

Në atë kohë Klubin Rotary i Tiranës, si pjesë e Organizatës Botërore “Rotary International”, ishte i vetmi i llojit të vet në Shqipëri dhe ndihej nevoja e shtrirjes së rrjetit të kësaj organizate edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Bashkë me intelektualë të njohur e me reputacion të Durrësit, Shpëtimi u përfshi në përpjekjet për Themelimin e Klubit Rotary të Durrësit, gjë që u arrit në vitin 2001, pas një pune serioze e disa vjeçare. Duke kaluar në përbërje të këtij klubi, Shpëtimi dha ndihmesën e tij në forcimin organizativ të klubit të ri, në shtimin e anëtarëve të vlefshëm nga rradhët e profesionistëve të dalluar të qytetit, si dhe në realizimin e disa projekteve në shërbim të komunitetit.

Pas transferimit të aktivitetit të tij profersional në Tiranë, në vitin 2008 ai u rikthye në Klubin Rotary të Tiranës, duke vazhduar pa ndërprerje të kontribuojë me një shpirt të spikatur humanizmi dhe fryme bashkëpunimi, si në Tiranë, ashtu edhe në Durrës.