Intuita është këtu pa ndonjë shkas, vetëm se ndonjëherë mund të interpretohet gabimisht.

Psikologët besojnë që instinkti pikërisht është përgjigje e lindur që na tërheq vërejtjen para se truri ynë vërtet të njohë dhe të përpunojë situatën, pastaj të propozojë reagimin e duhur.

Sa herë keni dëgjuar zërin tuaj të brendshëm? Sa herë keni pasur besim në mençurinë tuaj të brendshme? Aq herë sa keni hequr dorë nga dëgjimi dhe besimi në udhëheqjen e cila brenda jush është shfaqur, aq herë e keni refuzuar intuitën tuaj.

Secili nga ju posedon aftësinë e përjetimit intuitiv të botës. Kjo është ajo “ndjenja” të cilin çdokush e ka, mirëpo rrallë herë e dëgjon. Të gjithë e injorojnë dhe e kuptojnë sipërfaqësisht. Kujtohuni vetëm sa herë i keni thënë vetes: “Au, e kam ditur! Përse nuk e dëgjova?!

Secilën herë ju nuk i keni besuar vetes, nuk keni arritur t’i zbërtheni se çka ju rekomandon jeta. Megjithatë, perceptimi intuitiv duhet të “fluturojë” nga grumbulli i burimeve të tjera të informacioneve të cilat ju sillen në kokë.

Mbajeni në mend, intuita kurrë nuk gabon edhe pse interpretimi juaj për intuitën mund të jetë i gabueshëm.

Kur ndiheni intuitivisht, shpesh i besoni asaj ndjenje, sepse vetëm ashtu do të vëreni dallimin midis pasojave të intuitës dhe mendjes së shëndoshë.