Shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela” po shkon drejt një kampusi të arsimit profesional.

Drejtori i saj, Fatmir Mërkuri duke folur për mediat gjatë panairit të hapur, tregoi detajet për 2 investimet e planifikuara, që pritet t’i shtohen ambienteve dhe klasave bashkëkohore të institucionit arsimor të saporikonstruktuar.

Duke bërë një bilanc të përgjithshëm për arritjet e derimëtanishme të shkollës dhe profesionistëve që dalin prej saj, Mërkuri tha se “po ndërtohet një godinë 2-katëshe me 32 laboratorë për praktikat profesionale, si dhe së shpejti fillon dhe konvikti, ku do të akomodohen 270 nxënës nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.”

Për detaje ndiqni fjalën e tij në videon bashkangjitur.

K.Gj.