Ish-missi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.

Ajo ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.

Fotografitë ajo i ka zbuluar gjatë një interviste të dytë për emisionin “Kosova Today”. Ish-misi i Kosovës ka treguar se e ka denoncuar burrin për dhunën e shkaktuar ndaj saj.

Latifi ka treguar se është në proces gjyqësor me burrin e saj dhe janë divorcuar prej afro një viti. Ndër të tjera ajo ka pohuar:

“Nëse është dhunë fizike ajo kalon, nuk e harron por kalon, mirëpo dhuna psiqike asnjëherë nuk kalon”, është shprehur ish-missi.