Modelja shqiptare Misse Beqiri ka reaguar për herë të parë pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të ish-partnerit të saj, Jake Hall, babait të vajzës së tyre, River.
Përmes një postimi prekës në Instagram, Misse ka ndarë disa fotografi krah Jake dhe vajzës së tyre, ndërsa krahas tyre publikoi edhe një mesazh emocional që ka prekur ndjekësit.
“Nuk e mendoja kurrë që do të më duhej të shkruaja këtë”, nis reagimi i saj, ku modelja shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e ish-partnerit dhe faktin që vajza e tyre do të rritet pa të atin.
Ajo kujton Jake si një person plot energji, kreativitet dhe dashuri për jetën, duke theksuar lidhjen shumë të fortë që ai kishte me të bijën.
“Ti ndriçoje çdo dhomë ku hyje… buzëqeshja jote, energjia jote. Ajo të adhuronte, ishe personi i saj i preferuar, babai i saj”, shkruan Misse në një pjesë të mesazhit.
Në fund të reagimit, modelja premton se do ta mbajë River “të sigurt, të dashur dhe të rrethuar me të njëjtën dashuri” që Jake i falte vajzës së tyre.
Postimi i saj u shoqërua vetëm me një emoji zemre të thyer, ndërsa në pak orë mori mijëra reagime dhe komente mbështetëse nga ndjekësit.
Jake Hall u gjet i pajetë në një vilë pushimesh në Spanjë, ndërsa hetimet vijojnë.






