Edhe politika italiane, e cila po ndjek me interes zhvillimin e situatës parazgjedhore në Shqipëri, përshëndet marrëveshjen e arritur mbrëmë mes palëve politike.
Në një komunikatë për shtyp, ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano, shkruan:
“Mirëpritëm lajmet që na mbërrijnë këto orë nga Tirana dhe që dëshmojnë një hapje pozitive të dialogut mes palëve politike, për të gjetur afate dhe mënyra të bashkëpranuara për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike në Shqipëri”.
Shefi i diplomacisë së Romës, që shpreh përgëzimet e tij për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, vë në dukje se në këtë mënyrë do të mund të forcohet edhe më tej ecuria demokratike e Shqipërisë dhe do të bëhet e mundur kështu një rinisje e Tiranës drejt integrimit të plotë europian.
Në përfundim të deklaratës së tij, Angelino Alfano garanton mbështetjen me bindje në çdo seli, aq më shumë në rolin aktual të kryetarit të radhës në Samitin e Triestes, mbi procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, në program më 12 korrik të këtij viti.
Italia, entuziaste për marrëveshjen PD-PS
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Helikopteri rus hyn në hapësirën ajrore të Polonisë, mbrojtja ajrore vihet në gatishmëri
Taylor Swift thyen rekordin në MTV VMAs, bëhet artistja me më shumë fitore në historinë e ceremonisë
Sako në konferencën për reformën e qeverisjes vendore në Ballkanin Perëndimor: Në fokus autonomia dhe shërbimet për qytetarët





