Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” pati disa momente të veçanta:
-Ndeshja e 3-të e këtij sezoni mes Teutës dhe Vllaznisë është fituar sërish nga shkodranët, të cilët u kanë marrë plot 9 pikë durrsakëve.
-Debutuan me fanellën e Teutës dy përforcimet e saj të fundit në merkaton e dimrit. Xhoele Maçolli e nisi ndeshjen titullar, kurse Vasil Zhongo u aktivizua në pjesën e dytë.
-Mungesa e madhe e Teutës ishte ajo e mbrojtësit Artan Jazxhi, i cili pati një problem fizik dhe mbeti jashtë ndeshjes. Simeu, edhe pse jo në gjendje optimale, zbriti në fushë.
-Takime të përzemërta pati mes lojtarëve të dy skuadrave kur ata mbërritën në stadium. Dy presidentët e ekipeve, Edmond Hasanbelliu dhe Alban Xhaferi, e ndoqën ndeshjen pranë njëri-tjetrit. Këtë herë pati më shumë interesim nga tifozët.
-Pas një sprinti drejt zonës kundërshtare dhe krosit në vijën fundore, Vila, i rikthyer nga dëmtimi, u përplas me kamerën që ishte aty afër dhe për një moment mbeti i shtrirë në fushë.
-Pas rrëzimit të Krahimanoniç në zonë në kohën shtesë, Hamiti vijon lojën dhe trajneri Brdariç çemndet dhe gati sa nuk hyn në fushë: “Ej, është penallti kjo”, u dëgjua të thoshte gjermani.
-Në tribunën ballore ishin të pranishëm lojtarët e një ekipi nga Kosova, që ndodhet në Durrës për fazë përgatitore.
-Pakënaqësi nga tifozët e Vllaznisë në momentin e zëvendësimit të Dodajt. “Çfarë bën ky more ej, a je i çmendur që e heq?” dëgjoheshin tifozët miq.