Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka zbuluar se mban vazhdimisht me vete një aksesor me kristale ku ka shpjeguar se e konsideron si mbrojtje mes angazhimeve profesionale.

“Është një lloj objekti që më ndihmon të çliroj stresin dhe të ruaj energjinë time”, u shpreh këngëtarja.

Rita Ora zbuloi se aksesori ishte një varëse e personalizuar, dhuratë nga e shoqja e saj për 34-vjetorin ku shtoi se varësja përmban elemente për energji pozitive dhe për forcimin e synimeve dhe vetëdijes.

Gjatë intervistës artistja foli edhe për ndikimin e traditave familjare duke theksuar se “unë që vij nga një familje shqiptare, jam rritur më bestytni”.