Ekipet pas javës së 28-të të kampionatit kanë kthyer vëmendjen te sfidat e radhës. Java e 29-të e Superiores do të luhet pas 3 ditësh, saktësisht të hënë dhe të martë. Duele mjaft të rëndësishme janë në program, ku padiskutim spikat Klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Gjithashtu vëmendja do të jetë edhe në Korçë e Durrës, ku duele mjaft të uftuara do të luhen mes ekipeve.
Kështu ditën e hënë do të luhen 2 ndeshje në të njëjtën orë, 17:00. Kështu siparin e kësaj jave do ta hapin përballjet Dinamo – Bylis dhe Skënderbeu – Partizani. Ndërkohë një ditë më pas do të zhvillohen 3 takimet e tjera.Laçi pret Egnatian në orën 13:30, ndërsa në orën 16:30 do të luhet paralelisht Klasikja e Shqipërisë, Tirana – Vllaznia dhe Teuta – Elbasani.