“Jehona verore” quhet aktiviteti më i ri 2-ditor që do të mbahet më 9 dhe 10 gusht, ku si asnjëherë më parë atmosfera verore jehon dhe troket në çdo fshat të Ishmit turistik.
Ky aktivitet që zhvillohet për herë të parë, mbahet nën kujdesin e veçantë të deputetit Jurgis Çyrbja, i cili ka një ftesë për të gjithë që t’i bashkohen atmosferës së ngrohtë festive në një nga zonat e tij të preferuara.
“Me jehonën që vjen nga Ishmi që ju fton t’i bashkoheni atmosferës verore më 9 dhe 10 gusht, për të festuar me ngjyrat e veçanta të traditave shekullore, ju uroj një ditë të bukur!”, thuhet në ftesën e deputetit.
Aktiviteti do të mbahet te Kalaja e Ishmit ku jehon historia dhe dëshira për të promovuar hijeshinë e fshatrave turistikë, teksa agjenda festive do të jetë e mbushur plot me momente festive për 3 orë në të dyja netët nga ora 19:00 – 22:00.
Të premten më 9 gusht aktiviteti nis me ekspozitë me piktura, dokumentar, vjesha të autorëve ishmakë për të vijuar me këngë e valle. Ndërsa të shtunën më 10 gusht, të gjithë të pranishmit ndër të tjera do të kenë mundësi të dëfrehen e të kërcejnë nën muzikën popullore që artistja e dashur për publikun Valbona Halili dhe Lul Bega do të këndojnë para tyre.
Për më shumë kalendari i aktivitetit në banerin e mëposhtëm, teksa mos harroni ftesa është për të gjithë!