Jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi. I emëruar në këtë post në dhjetor 2017, Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej më shumë se 4 vitesh.

Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, por “DurrësLajm” mëson se drejtori e ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes.

Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi.

Ani Dyrmishi është aktualisht, që nga viti 2019, kreu i Këshillit Bashkiak Durrës.