19korrik 2015 – Të bësh jetë nate në Shqipëri, sidomos në stinën e verës, kushton. Por 18-vjeçari nga Fieri, Orhan Zeqo duket se e kishte zgjidhur problemin, derisa u zbulua.

Ai u denoncua se kishte përdorur euro false në klubet e natës, së fundi në Vlorë. Menjëherë policia u vu në dijeni, duke e arrestuar ndërsa argëtohej në lokalin me emrin “SUMER-DEPO” në lagjen “Ujë i Ftohtë”.

Zeqo kishte me vete 2 kartëmonedha 50 euroshe, me të cilat do të paguante mbrëmë. Nga ana e saj, policia po punon për të zbuluar se ku i kishte gjetur paratë e falsifikuara Zeqo, me dyshimin se bëhet fjalë për një grup që merret me këtë veprimtari.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/