Duket se problemet nuk kanë fund për yllin brazilian, Antoni, i cili pas akuzave që ish e dashura e tij, Gabriela Kavalin hodhi ndaj tij për dhunë, në skenë janë shfaqur edhe dy raste të reja.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, dy gra të tjera e akuzojnë për dhunë 23-vjeçarin, me akuzat që vazhdojnë të rëndojnë mbi të. Antoni i refuzon të gjitha këto akuza, teksa hetimet nga policia vazhdojnë ende.

Gjithashtu dhe Mançester Junajtid ka lejuar policinë të bëjë punën e saj dhe vendimi për sulmuesin do të merret kur të mbarojnë të gjitha akuzat.