Juvenilia Basket U16 fiton derbin në çerekfinalen e zhvilluar të shtunën e 16 prillit dhe vazhdon kështu garën duke shkuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Kombëtar U16.

Juvenilia Basket Durrës mundi Teuta Basket me rezultatin 66-56. Një ndeshje e ekuilibruar e dominuar nga djemtë e Juvenilias. Për tri pjesët e para të lojës, Juvenilia ishte përpara me pikëzimin ndërsa pjesa e katërt u dominua nga Teuta.

Ndeshja shkoi në minutat shtesë, pjesë në të cilën djemtë e Juvenilias të udhëhequr nga kapiteni Dionis Prodani, arrijnë gjysmëfinalen e Kampionatit Kombëtar U16.

Për t’u përgëzuar ishte performanca e lartë e Joan Gjergjit dhe Sidrit Trumës.

Joan Gjergji 21 pikë

Sidrit Truma 17 pikë

Dionis Prodani 14 pikë

Anri Ajazaj 12 pikë

Elvis Buraku 2 pikë

Në gjysmëfinale skuadra e Juvenilias do të luajë me Superiora Basket Tirana. Djemtë e stërvitur nga Igli Zejno dhe Ermir Fraholli kanë fuqinë për të arritur finalen e kampionatit. Derbi thotë Juvenilia!