Pas kalimit të turit të parë të Ligës së Konferencës, arkat e Partizanit janë pasuruar me 550 mijë euro me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

Pas arritjes në turin e dytë, Partizani ka tashmë në arkat e klubit 550 mijë euro më shumë.

Shorti i ka vënë përballë Partizanit në turin e dytë gjigantët zviceranë të Bazelit dhe ndoshta rrugëtimi i Partizanit mund të ndalet kundër tyre në Europë, por mund të quhet një pjesëmarrje e suksesshme e “demave” në kompeticionet europiane pas një viti mungesë. Buxheti prej 550 mijë eurosh pritet ta ndihmojë shumë klubin e Partizanit në mbarëvajtjen e sezonit.