Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në listë të hapur Erion Braçe, ka komentuar deklaratat e bujshme të kandidatit të opozitës, Tomor Alizotit.
Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Braçe i ironizoi këto deklarata, duke thënë “ky mund të ketë punuar berber”.
“Ky mund të ketë punuar berber, por unë mund t’i dhuroj një palë gërshërë”, tha Braçe.
“Kush përçmon të pamundurit, s’është qenie njerëzore. Unë njoh të varfër me një dinjitet mbi mesataren e një pjesë të atyre që janë në parlament”, shtoi Braçe.