Sigurisht rivaliteti në këtë pikë të sezonit është bërë shumë i egër dhe do të jetë i pranishëm si zakonisht edhe në këtë 90-minutësh që duan ta fitojnë dhe për arsye që të dyja ekipet kanë javë janë pa shijuar tri pikët, ndaj dhe kjo me Bylisin duhet luajtur dhe për këtë aspekt.

Siç dihet, ekipet kanë objektiv shpëtimin, me siguri do të shohim një ndeshje të mrekullueshme, por dhe rivaliteti do të jetë i pranishëm. Të dyja skuadrat janë luhatur mes oshilacionesh këtë sezon, edhe pse klasifikimi thotë gjithmonë të vërtetën dhe avantazhon bregdetarët, ashtu si dhe forma momentale e skuadrave.

Ka disa sezone që Teuta, ndaj Bylisit ka arritur të bëjë mirë dhe i ka marrë 5 pikë në këtë kampionat. Dy barazime dhe një fitore në sezon ka treguar pak a shumë që blutë ndaj ballshiotëve ia kanë dalë gjithmonë, sidomos në vitet e fundit, ku përherë kanë qenë favoritë. Gjithsesi, ecuria jo e mirë e Bylisit mund të bëjnë që për Teutën të ketë ardhur momenti i duhur për të marrë fitoren që mungon prej katër javësh në këtë kampionat. Dëshira dhe mobilizimi mund të jenë çelësi i një suksesi të mundshëm te blutë. Mbi të gjitha, Teutës deri tani stadiumi i ka sjellë fat, sepse aty s’kanë fituar dhe kanë një seri të gjatë pozitive e tanimë mund të jetë momenti i duhur për të bërë dhe kthesën me Bylisin.

Një fitore që do të vazhdonte ta mbante Teutën si larg zonës së ftohtë dhe të transformohet ajo Teutë e ndeshjeve të fundit dhe mbi të gjitha ndaj rivalit të fortë si Bylisi mund të nevojitet ajo forcë karakteri që stafi dhe lojtarët kanë mundur të injektojnë te njëri-tjetri.

Teuta, pasditen e djeshme, vijoi përgatitjet në kuadër të sfidës ndaj Bylisit. Stërvitja e bluve vijon me intensitet të lartë në qendrën stërvitore në Durrës. Të pranishëm në dispozicion të trajnerit Martini ishin të gjithë futbollistët. Seanca stërvitore zgjati rreth 80 minuta, ku në pjesën e parë u aplikuan ushtrime atletike. Taktika, për të qenë sa më mirë të vendosur në fushë dhe për të evituar gabimet që rrezikojnë të jenë fatale, mbetet kryefjala e përgatitjeve të Teutës për sfidën me Bylisin.

Me grupin e plotë dhe 25 futbollistë në dispozicion, gjysmën e seancës stërvitore të pasdites së të martës, Martini u kujdes për detajet në rreshtimin e skuadrës. Martini ka qëndruar fare pranë ekipit, duke vëzhguar me kujdes çdo ushtrim. Përgatitjet vijuan me skuadrën të ndarë në dy grupe, me ushtrime teknike dhe që i shërbejnë orientimit në fushë, me lojtarët që duhej të shënonin. Në përgatitjet taktike, Martini rreshtoi një ekip në mbrojtje dhe tjetrin në sulm.

Përzierja e lojtarëve konfirmon se trajneri ende po studion formën e bluve, përpara se të përcaktojë formacionin më 15 prill. Por, nëse për titullarët ka ende dyshime, stafi e ka ta qartë që Teuta duhet të sulmojë. Për këtë arsye, stërvitja u përqendrua te mënyra si dilet në sulm, me ushtrime që përfshinin krosime nga krahët dhe për të kalibruar shënjestrën drejt portës. Ndaj Bylisit kërkohet të paktën një gol.