LONDER– Dy ditë më parë është bërë publike lidhja e re e modeles së njohur shqiptare-zvicerane Anxhela Martini me multimilionerin Tim Vögele. Por, ajo që nuk është ditur dhe e ka zbuluar për Albinfo futbollisti shqiptar-zviceran Pajtim Kasami, ka qenë pikërisht ky vetë, që “e ka pasur në dorë” gjatë tre muajve të fundit bukuroshen 26 vjeçare me origjinë nga Shkodra.

Kasami, futbollist i skuadrës së Premier League, tek skuadra e Fulham, vetëm tund kokën pa kuptuar gjë kur flet për “të ikurën” e tij. “Anxhela bën gjithçka për t’u bërë e famshme. Ajo i pëlqen meshkujt e suksesshëm, pa dallim nëse janë të rinj, të moçëm, të bukur, të shëmtuar, të zinj apo të bardhë. Kapital i saj është pamja e bukur. Ajo është sipërfaqësore”, ka thënë Kasami, 20 vjeçar.

Ndërsa, i pyetur nëse me këtë rast po flet nga ndjenja e xhelozisë, pasi që është braktisur nga bukuroshja, ai thotë: “Ky kapitull është i mbyllur për mua. Unë shpresoj që Anxhela të jetë e lumtur me atë çfarë po bën”.

Tim Vögele, më i riu në krah të bukuroshes shqiptare, është trashëgimtar i një kompanie të madhe tekstili, pasuria e të cilit vlerësohet në mes të 400 dhe 500 milionë eurove.