NEW YORK – Kate Winslet është martuar për herë të tretë. Aktorja e famshme ka organizuar një ceremoni sekrete në Nju Jork për tu martuar me të fejuarin e saj, Ned RocknRoll. 

37-vjeçarja është shoqëruar në këtë ceremoni nga Leonardo DiCaprio, me të cilin ka bashkëpunuar në filmin ‘Titanic’.

Zëdhënësi i Winslet theksoi për ‘Daily Mail’: “Konfirmoj se Kate Winslet dhe Ned RocknRoll janë martuar në fillim të këtij muaji në Nju Jork, në një ceremoni sekrete.”

“Ishin të pranishëm dy fëmijët e saj, familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit”, shtoi ai.