Kategoria Superiore rikthehet të luajë në mesjavë, teksa java e 12-të do të zhvillohet në tre ditë.Siparin e javës së 12-të do ta ngrejnë dy sfida të cilat do të luhen të martën në orën 16:45, Tirana-Kastrioti në stadiumin “AIR Albania” dhe

Dinamo-Teuta, takim që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të mërkurën do të luhen sërish dy ndeshje në orën 16:45, në “Loro Boriçi” supersfida Vllaznia-Partizani dhe në Korçë, Skënderbeu-Egnatia.Siparin e javës së 12-të do ta ulë ditën e enjte takimi, Kukësi-Laçi, sfidë që do të luhet në stadiumin “AIR Albania”.

AXHENDA E JAVËS SË 12-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –

E martë, 7 dhjetor 2021 –

TIRANA – KASTRIOTI | 16:45 | Stadiumi “AIR Albania” |

DINAMO – TEUTA | 16:45 | Stadiumi “Elbasan Arena” |

E mërkurë, 8 dhjetor 2021 –

VLLAZNIA – PARTIZANI | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi” |

SKËNDERBEU – EGNATIA | 16:45 | Stadiumi “Skënderbeu” |

E enjte, 9 dhjetor 2021 –

KUKËSI – LAÇI | 13:45 | Stadiumi “AIR Albania” |