ANGLI – Kur u nda nga i dashuri i saj Thom Evans, Kelly Brook insistoi të deklaronte se ndarja nuk kishte lidhje me një të tretë mes tyre. Por paparacët e kanë fotografuar mbrëmjen e së shtunës ndërsa dilte nga një restorant në Londër së bashku me ish-in e saj Danny Cipriani dhe largoheshin me një taksi.

Modelja 33 vjeçare dukej mjaft e qeshur, ndërsa u fotografua përkrah 25 vjeçarit Cipriani. Javën e kaluar çifti u fotografua ndërsa po largohej nga një hotel së bashku, gjë që konfirmon zërat se ndarja e Brook me Evans, ndodhi pikërisht për shkak të rikthimit të saj me të dashurin e mëparshëm.