Modelja Kelly Brook është rikthyer në krahët e ish-it të saj Danny Cipriani. Duket se modelja bukuroshe nuk ka pritur shumë, por fare pak kohë pas ndarjes nga partneri i saj prej dy vjetësh Thom Evans është bashkuar sërish me ish lajtarin e regbisë.

Megjithëse tre ditë më parë ajo pati mohuar zërat që thonin se arsyeja e ndarjes së saj me Thom ishte pikërisht ish-i i saj, rikthimi me Ciprianin konfirmojnë lidhjen e fshehtë që modelja mund të ketë pasur me të.

Thom Evans ishte bërë mjaft xheloz për daljet e shpeshta të Brook me Ciprianin dhe kjo solli ndarjen e çiftit. Një burim pranë modeles konfirmon se Brook dhe Cipriani kanë një lidhje special mes tyre. Ai e mbështeti në kohën kur ajo u nda me Thom, ndërsa ajo në periudhën kur karriera e tij si lojtar regbie nuk shkonte si duhej. “Ata nuk janë ende çift, por Brook e di se kur janë bashkë ata ia kalojnë shumë mirë”,- tha burimi.