Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë mbledhjen e radhës së tij, mesditën e së premtes, datë 28 janar.

Ndryshe nga herët e fundit, kur mbledhja e radhës është zhvilluar në ambientet e Qendrës Kulturore, këtë herë këshilli do të mblidhet online, për shkak të situatës së rënduar prej Covid-19.

Në rendin e ditës janë parashikuar 4 pika, por mendohet se deri të enjten, pikave ekzistuese do t’u shtohen edhe të tjera.

Në përfundim të mbledhjes do të bëhet edhe një raport për punën e Këshillit Bashkiak, përgjatë vitit që lamë pas.

Pikat e rendit të ditës:

1. PËR MIRATIMIN E KRITEREVE PËR FAMILJET NË NEVOJË, QË DO TË TRAJTOHEN ME NDIHMË EKONOMIKE DERI NË 6% TË FONDIT TË KUSHTËZUAR PËR BLLOK-NDIHMËN EKONOMIKE SI DHE PËR ATO QË DO TË TRAJTOHEN ME FONDE TË BUXHETIT VENDOR

2. PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE DHE NDRYSHIMEVE NË ANEKSIN 1, TË VENDIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK NR. 32, DATË 26.03.2021, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT PËR 4 BANESA KOLEKTIVE, L.17, RRUGA “LURA”, PALLATET NR.1&3 DHE RRUGA “AHMET DAKLI”, PALLATET NR.15&23, TË DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26

3. PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT DHE KORRIGJIMIN E GABIMIT MATERIAL NË VENDIMIN E KËSHILLIT BASHKIAK NR. 163, DATË 23.12.2021 “PËR MIRATIMIN E LISTËS EMËRORE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR SI DHE KONVIKTIT TË SHKOLLËS SË MESME SPORTIVE “BENARDINA QERRAXHIA”, QË PLOTËSOJNË KRITERET LIGJORE PËR PËRFITIMIN E BURSAVE DHE PAGESAVE PËR VITIN SHKOLLOR 2021-2022”

4. PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË ANEKSIT NR.1, TË VENDIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK NR.22, DATË 25.02.2021 ”PËR MIRATIMIN E LISTËS TË SUBJEKTEVE PËRFITUESE, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROҪESIT TË RINDËRTIMIT PËR PALLATIN NR.1062, RRUGA “26 NËNTORI” DHE PALLATIN NR.14, RRUGA “PETRAQ BOSHNJAKU”, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.2, TË DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019”