Qëkur u bë e ditur se ylli televiziv Kim Kardashian kishte ndërprerë lidhjen e saj me aktorin e humorit Pete Davidson, shumë fansa dhe media kanë vendosur baste për njeriun me fat që mund të jetë partneri i ri i 41-vjeçares.

Vetëm pak javë më parë u zbulua se Kim ishte në kërkim të një mashkulli më të madh se ish-i dashuri i saj por tashmë bukuroshja i ka shtuar listës një kërkesë më shumë për mashkullin e saj perfekt.

Kardashian i referohet miliarderit të teknologjisë Elon Musk. Sipas “National Enquirer”, Kim i ka vënë syrin sipërmarrësit Elon Musk si partnerin e saj të ri. Siç përshkruhet nga gazeta, biznesmenia dëshiron të ndajë jetën e saj me dikë që është po aq i pasur sa bashkëthemeluesi dhe CEO i “Tesla”.

Kim po u thotë njerëzve se duhet të takojë një djalë më të pjekur, dikë që është me të vërtetë në nivelin e saj për sa i përket suksesit dhe në sytë e saj, kjo do të thotë shenja dollari. Ajo dëshiron një burrë me aq para sa ajo ose më shumë se sa ka ajo”, thotë një burim i paidentifikuar.

Ndërkaq, Musk nuk ka dhënë asnjë indikacion se është i interesuar të bëhet partneri i ri i Kim dhe t’i bashkohet klanit Kardashian, ka pohuar një burim i afërt me familjen e biznesmenes.