Në Bolonja të Italisë po mbahet “AutoPrometec 2022”, edicioni i 29-të i panairit më të madh të automobilave, nga data 25-28 maj, ku merr pjesë edhe kompania lider në Shqipëri në tregun e lubrifikantëve, “Kappa Oil”.

“Kappa Oil” prezanton produktet e saj të shumta dhe të shumëllojshme në panairin ndërkombëtar të Automobilave në Bolonja, ku marrin pjesë 1700 ekspozues dhe 120,000 profesionistë të tregtisë së automobilave.

Presidenti i kompanisë “Kappa Oil”, Krenar Lasko, thotë për “DurrësLajm”, se Shqipëria është prezente në tregun botëror me produktet më cilësore të garantuara nga ekspertët më të mirë gjerman. Ai thekson se “Kappa Oil” është prej 30 vitesh në treg dhe me një bashkëpunim në mbi 25 vende të botës.

“Kappa Oil” ka sot një portofol produktesh mjaft të gjerë, nga mjetet e reja e deri te mjetet marine, bujqësore, dhe industriale. Superioritetin e “Kappa Oil” në tregun e lubrifikantëve e tregojnë disa shifra, por më domethënësja është mbulimi i tregut shqiptar në 42 % të nevojave.

“Kappa Oil” është e para dhe e vetmja kompani mbarëkombëtare me 30 vite eksperiencë, certifikuar dhe aprovuar nga Mercedez Benz dhe TUV NORD duke evidentuar cilësinë më të lartë, me një shtrirje në më shumë se 25 shtete në botë. “Kappa Oil” prej shume vitesh ka marrë pjesë në panaire të ndryshme duke ekspozuar produktet e saj në arenën ndërkombëtare si në Paris, Bolonja, Romë, Frankfurt, Afrikë, etj..

Pjesëmarrja në Panairet Ndërkombëtare më të rëndësishme të botës është një nga sfidat kryesore të punës së “Kappa Oil” dhe objektivit të saj për zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.

Arritjet e Kappa Oil ndër vite:

– 30 vite në treg
– Lider në tregun vendas me mbi 40% klientë të tregut
– Cilësi dhe Certifikimet e M.Benz TUV Nord
– Eksporton në mbi 25 vende të botës
– Kompania me gamën më të gjerë të lubrifikantëve në tregun shqiptar

Çfarë është panairi “AUTOPROMETEC”

Kjo është hera e parë që AUTOPROMOTEC funksionon për vetëm katër ditë me një format të optimizuar për rritjen e efikasitetit. Përmbajtja e shfaqjes do të përmirësohet gjithashtu me fokus në tendencat më të fundit në sektor, si të dhënat e mëdha, AI, IoT dhe nanoteknologjitë.

Ekspozita gjithëpërfshirëse do të përfshijë edhe një herë pjesë këmbimi dhe komponentë, goma, pajisje punëtorie dhe shërbime të ndryshme. Qindra takime B2B do të promovojnë lidhje fitimprurëse midis ekspozuesve dhe operatorëve dhe blerësve institucionalë me mendje të njëjtë. Konferenca AUTOPROMOTEC është një tjetër qendër e shquar e rrjeteve, si dhe një burim i njohurive dhe trajnimeve të vlefshme të industrisë. Një shtesë e re në shfaqje do të jenë çmimet Recircle, të cilat nxjerrin në pah kontributet pozitive të industrisë së gomave drejt zhvillimit të ekonomisë rrethore.